Shqiperia

Ndotje alarmante nga hidrokarburet në Zharrëz, ambientalistet: Dëme të mëdha, një vit më parë denoncuam mbetjet

ndotje alarmante nga hidrokarburet ne zharrez ambientalistet deme te medha nje vit me pare denoncuam mbetjet
ndotje alarmante nga hidrokarburet ne zharrez ambientalistet deme te medha nje vit me pare denoncuam mbetjet

FIER

“ Një prej gropave ekologjike pranë sektorit nr .7-të në zonën naftëmbajtese të Zharrëzës, gjatë pesë ditëve të fundit është mbushur me derdhje hidrokarbure duke e kthyer në një bombë ekologjike për zonën dhe banorët e saj.

Sipas ambientalistëve kjo gropë është pa leje mjedisore dhe jashtë kushteve teknike. Edhe pse ata denoncuan pranë institucioneve që një vit më parë kompaninë Albpetrol kur në këtë gropë u depozituan 320 tonë mbetje hidrokarbure ende nuk është marrë asnjë masë për mbetjet që vijojnë të depozitohen duke rrezikuar kontaminimin e tokave bujqësore dhe ujërat nëntokësore që kanë lidhje me puset e ujit të pijshëm.

Në zonën naftëmbajtëse të Zharrëzës ekzistojnë 4 gropa ekologjike nga të cilat gropa pranë sektori 7 vijon të jetë pa leje mjedisore pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të banoreve dhe ambientalisteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts