Tirana do të luajë sot në orën 20:00 kundër Partizanit, por ajo ka disa probleme të vogla. Dembele dhe Ismaili do të luajnë me gjilpëra, pasi kanë pasur shqetësime.
Dje ata ishin në stërvitje dhe punuan me ekipin. Jashtë skuadre do të jetë Përgjoni që sapo ka nisur përgatitjet individuale. Nga ana tjetër, skuadra gjatë pasdites ka zhvilluar një analizë të gjatë për kundërshtarin dhe është grumbulluar. Ndryshime ka pasur edhe vendosjen e skuadrës dhe Bledi Shkëmbi duket se e ka vendosur. Me shumë mundësi kundër Partizanit do të luajë me një 3-4-3. Nga minuta e parë me shumë mundësi do të jenë Meta, Abah dhe Haxhiu.
Ekipi ka gjasa të luajë sërish me Selmanin në portë. Mbrojtja me tre, Dembele, Kola dhe Mici. Nga e djathta e mesfushës, Haxhiu, në qendër Meta, Soler, ndërsa majtas Ismaili. Pak më para tyreJonuzi. Në sulm dyshja Zharmuni dhe Abah. Për sfidën derbi, teTirana nuk do të jetë i gatshëmFlorjan Përgjoni, i cili ka nisur stërvitjen individuale. Lojtari kaprobleme në këmbë. Ai do të jetëi gatshëm vetëm pas ndalesës së kombëtares, për të mosthënë në fund të muajit tetor.
PESË BARAZIME
Bardheblutë shkojnë si të pamposhtur në derbi, por edhe panjë fitore. Deri tani skuadra nukka fituar asnjë takim, por ështëe pamposhtur me pesë barazimenë kampionat, duke qenë e shtata me pesë pikë. Përveçlojtarëve të sezonit të shkuar, tëgjithë lojtarët e tjerë luajnë përherë të parë një derbi. Të afruarit e verës e kanë për herë tëparë që luajnë një derbi. Në verëTirana ka afruar 13 futbollistëtë rinj, shumic
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co