Ndryshime në botën e futbollit, prova për kartonin blu

ndryshime ne boten e futbollit prova per kartonin blu
ndryshime ne boten e futbollit prova per kartonin blu

Një risi që mund të ndryshojë botën e futbollit mund të aplikohet shumë shpejt. Sipas asaj që shkruajnë mediat, po diskutohet futja e kartonit blu, i cili do të përcaktojë një dalje të përkohshme (10 minuta) nga fusha për këdo që e merr.

Një futbollist mund të ndëshkohet me karton blu nëse krye  faulle taktike ose proteston së tepërmi ndaj arbitrit.

Drejtori i Përgjithshëm i Federatës Angleze të Futbollit, Mark Bullingham, e ka konfirmuar lajmin për The Telegraph: “Ne jemi marrë me arsyet që kanë të bëjnë me protestat, por kemi biseduar edhe për fusha të tjera, si faullet taktike.

Mendoj se zhgënjimi i tifozëve që ndjekin ndeshjet kur shohin të prishur një kundërsulm premtues dhe pyetja nëse mjafton një karton i verdhë, na ka bërë të mendojmë se edhe ky aspekt duhet të përfshihet në protokoll”.

Risia duhet të prezantohet zyrtarisht në takimin e IFAB (International Football Association Board) më 2 mars, i cili do të mbahet në qytetin e Glasgoë në Skoci. Eksperimentimi duhet të fillojë me Kupën FA si territor i përshtatshëm për implementimin e ndryshimit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →