Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë dje një deklaratë të papritur në një intervistë ditën e sotme, lidhur me përbërjen e mazhornacës dhe Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në 2025.
Spiropali u shpreh se treçereku i qeverisë apo Parlamentit mund të mos jetë në këto pozita pas zgjedhjeve të vitit 2025.
“Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri. Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament”, tha ajo e ftuar në Top Talk.
Spiropali tha se Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që ekzekutivi dhe institucionet të raportojnë për disa çështje që janë “në sytë e të gjithëve”, si për shembull, raporti i BE me rekomandimet përkatëse.
Spiropali: Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi.
Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.
Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co