Ndryshimet klimatike do të dëmtojnë ekonominë e vendeve të Ballkanit, BB: Shqipërisë do t’i sjellin humbje sa 15.7% e PBB-së deri më 2050-ën, nivelet më të larta në rajon

ndryshimet klimatike do te demtojne ekonomine e vendeve te ballkanit bb shqiperise do ti sjellin humbje sa 15 7 e pbb se deri me 2050 en nivelet me te larta ne rajon



































Ndryshimet klimatike me temperatura ekstreme dhe përmbytje do të dëmtojnë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

ndryshime-klimatike (1)

Raporti rajonal për Klimën dhe Zhvillimin në Vendet e Ballkanit Perëndimor (CCDR) i Grupit të Bankës Botërore, i cili u botua sot, thotë se së bashku, gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë të paktën 37 miliardë dollarë gjatë dhjetë viteve në vijim për një mbrojtje më të mirë të popujve dhe pasurive të tyre nga ndikimet dëmtuese dhe në përshkallëzim të ndryshimeve klimatike.

Bazuar në një analizë të tre rreziqeve – përmbytjet e lumenjve, thatësirat (nëpërmjet ndikimit në të mbjella) dhe stresi i nxehtësisë pritet t’i shkaktojnë humbje për Shqipërinë, sa 15.7% e PBB deri në 2050.

Banka vlerëson se Humbjet e Shqipërisë janë më të mëdhatë në rajon, pasi mesatarja e vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor janë sa një e treta e Shqipërisë.

Gjithashtu Serbia pritet të pësojë dëme të mëdha nga klima, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina. Përmbytjet pritet të shkaktojnë dëmin më të madh i PBB-së në të gjitha vendet, duke filluar nga rreth 15% humbje në vitin 2050 PBB për Serbinë dhe rreth 3% të humbjes së PBB-së për Maqedoninë e Veriut nën trendin e rritjes.

Ndikimi i thatësirës, i modeluar nëpërmjet ndikimit të saj në prodhimin e misrit dhe grurit, do të jetë më i vogël, duke qenë se këto kultura përbëjnë një pjesë të vogël të prodhimit bujqësor në shumicën e vendeve të BB-6, dhe pavarësisht faktit që thatësirat përgjithësisht konsiderohen si një rrezik i rëndësishëm klimatik.

Rritja më e lartë mund të kompensojë disa e dëme të pritshme në pjesën më të madhe të rajonit. Përjashtim bën Serbia, ku ka dëme më të mëdha nga përmbytjet

Tërmetet, edhe pse nuk janë rrezik për ndryshimin e klimës, vlerësohen dhe pritet të shkaktojnë dëme të konsiderueshme të prodhimit, duke pasur parasysh rreziqet historike sizmike në rajon.

Banka vlerëson se dëmet nga rreziqet klimatike mund të lehtësohen nëpërmjet investimeve të përshtatjes dhe ndërhyrjeve të hershme.

Modelimi i ndikimit të investimeve të përshtatjes për të tre rreziqet (përmbytjet e lumenjve, thatësirat nëpërmjet ndikimit në drithëra tregoi se investimet vjetore duhen të jenë mesatarisht 1.3% të PBB-së në të gjithë rajonin për 2025-’50 dhe ato mund të sjellë një përfitim mesatar vjetor prej 1.7% të PBB-së./Monitor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →