Shqiperia

Ndryshimet në Kod, Çollaku thirrje opozitës: Votoni kundër, opozita nuk i mori dot koalicionet…

ndryshimet ne kod collaku thirrje opozites votoni kunder opozita nuk i mori dot koalicionet
ndryshimet ne kod collaku thirrje opozites votoni kunder opozita nuk i mori dot koalicionet

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku gjatë diskutimeve në Kuvend mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se me këto ndryshime opozita humbet në 2025-ën.

Ai jo pa ironi falenderoi deputetin socialist Damian Gjiknuri për mjeshtërinë e treguar në arritjen e ndryshimeve. Çollaku tha se Damiani luajti në mënyrë gjeniale kur opozita zihej brenda vetes se kush do e drejtonte Komisionin Oerdi apo Enkelejdi.

“Ne nuk patëm një propozim të unifikuar, që është jetik për opozitën, dhe ato janë koalicionet”, tha Çollaku.

Çollaku tha se përderisa jemi të bindur se këto ndryshime sigurojnë riciklimin e Qeverisë më të korruptuar dhe më të inkriminuar, atëherë përse ne duhet të votojmë pro këtyre ndryshimeve.

“Përsa kohë ne do të jemi të përçarë, socialistët do të vallëzojnë në këtë sherrin tonë. Atëherë pse mos jetë ky moment që ne të bashkohemi dhe të votojmë kundër këtyre ndryshimeve?

[embedded content]

Socialistët nuk i kanë votat që të miratojnë të vetëm ndryshimet, atëherë pse ne duhet ti japim mundësinë që ti miratojnë ato? Të paktën të mos i humbin shansin atyre që do të vijnë pas nesh, pas zgjedhjeve të 2025-ës, që të mundin këta që janë sot në pushtet e që do të jenë edhe pas 2025-ës, pasi me këtë Kod është e pamundur që të munden”, tha Çollaku.

Në fjalën e tij ai fajësoi opozitën përsa i takon situatës së krijuar. Çollaku tha se pikërisht kjo është shfrytëzuar nga mazhoranca socialiste dhe për këtë fajin e kemi ne.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts