Ndryshimet në Qeveri/ Sot priten dekretimet nga Presidenti, pasdite seancë e jashtëzakonshme parlamentare

ndryshimet ne qeveri sot priten dekretimet nga presidenti pasdite seance e jashtezakonshme parlamentare





































Kryeministri Edi Rama njoftoi dje ndryshime të papritura në qeveri gjatë mbledhjes së Kongresit Kombëtar të Partisë Socialiste. Ndërkohë, më pas Kryeministri pati një takim në Presidencë me Presidentin Bajram Begaj, i cili pritet të dekretojë ndryshimet.

kuvendi

Kreu i grupit parlamentar demokrat ka njoftuar deputetët për një seancë urgjente për ndryshimet në qeveri, teksa thotë se Begaj i ka bërë dekretimet me urgjencë.

“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që sot në orën 18:00 do të ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email”, – shprehet kreu i deputetëve demokratë.

Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi ndryshimet në qeveri, për 15 minuta ishte në Presidencë për t’i dorëzuar Presidentit Begajt dekretet për ndryshimet e reja. Presidenti Begaj që në nisje të kongresit kishte mbërritur në Presidencë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →