Bota Sport

Ndryshojnë skenarët, Joakim Lëv i vetofrohet Anglisë. Pritet reagimi i federatës

ndryshojne skenaret joakim lev i vetofrohet anglise pritet reagimi i federates



































Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë në Botërorin “Brazil 2014”, Joakim Lëv, pëlqen të drejtojë Anglinë.

hgfj

Ky është titulli kryesore i mediave angleze. Lëv, 64 vjeç, ishte trajner i Gjermanisë për 15 vjet. Ai është i gatshëm të flas me Federatën Angleze të Futbollit pas dorëheqjes së Garet Sauthgejt. Një tjetër gjerman, ish-trajneri i Liverpul-it, Jyrgen Klop, do të ishte një emërim i njohur në Angli në mesin e disa tifozëve, por ai nuk ka absolutisht asnjë interes të rikthehet në futboll këtë verë. Edie Hau, Graham Poter dhe Li Karslei janë disa nga protagonistët në listën e ngushtë. Ata do të preferonin një anglez, por nuk përjashtojnë një “timonier” të huaj. Ndeshja e fundit e Lëv përpara se të largohej nga posti i trajnerit gjerman ishte humbja 2-0 kundër Anglisë së Sauthgejt në “Wembley”, faza e 1/8-ave në “Euro 2020”, tri vite më parë.

Ish-menaxheri i Shtutgartit dhe Fenerbaçes, i cili është i famshëm për fërkimin me dorë dhe nuhatjen e pjesëve nuk ka punuar që prej vitit 2021. Southgejt fitoi mbi 5 milionë paundë në vit duke menaxhuar Anglinë, më i paguari nga trajnerët në Kampionatin Europian të mbajtur në Gjermani. Klop siguroi 15 milionë paundë në sezon në Liverpul dhe çdo pagë e tillë do ta bënte të pamundur që federata të bënte një lëvizje. Nën drejtimin e Joakim Lëv, Gjermania arriti gjithashtu në finalen e “Euro 2008”, por humbi 1-0 me Spanjën në finale.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts