Në 100-vjetorin e lindjes dëshiroi të votonte për Kamala Harrisin! Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, kryen detyrën zgjedhore me postë

ne 100 vjetorin e lindjes deshiroi te votonte per kamala harrisin ish presidenti amerikan jimmy carter kryen detyren zgjedhore me poste





































Ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter, i cili dëshiroi të kishte jetuar mjaftueshëm për të votuar për Kamala Harrisin në zgjedhjet presidenciale, bëri detyrën e tij zgjedhore me postë sot, njoftoi fondacioni që mban emrin e tij.

web1_20241001_brk_jca01

Carter mbushi 100 vjeç dy javë më parë, ku u raportua se dëshira e tij ishte të votonte për kandidaten demokrate.

“Unë thjesht po përpiqem të mbahem në mënyrë që të mund të votoj për Kamala Harris,” deklaroi Jimmy Carter, sipas nipit të tij, Jason.

Ish-presidenti demokrat ka përfituar nga mundësia që i jep ligji, teksa votimi i parakohshëm në shtetin e Xhorxhias, ku ai banon, ka nisur të martën.

Sipas nipit të tij, të cituar nga Atlanta Journal-Constitution, Jimmy Carter i kishte thënë familjes së tij se ishte më e rëndësishme për të të qëndronte gjallë për të votuar sesa të festonte ditëlindjen e tij të 100-të, e në fund arriti dhe i bëri të dyja.

Carter është tërhequr nga jeta publike dhe ka marrë kujdes paliativ në shtëpi që nga shkurti i vitit 2023. Ai është ish-presidenti më i vjetër në jetë i SHBA.

Ai i ka mbijetuar kancerit metastatik të trurit dhe kancerit të mëlçisë dhe iu nënshtrua një operacioni në tru pas një rënieje në vitin 2019.

Ish-presidenti nderohet gjerësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ndërmjetësimin e Marrëveshjeve të Camp David në 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →