Nga Berati në takimi me demokratë atje, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj theksoi se Shqipëria prej 12 vitesh vidhet dhe nuk qeveriset dhe se pushteti është përqendruar vetëm tek një njeri.
Sipas tij, Partia Demokratike mund të ndalë shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracise ne autokraci dhe se kambanat e alarmin kanë rënë.
Fjala:
Bashkëbisedimi me ju është një kënaqësi dhe një shpresë më shumë në momentet ku gjithsecili duhet të marrë vendime të medha per veten, familjen, qytetin dhe vendin. Nuk na lejohet të rrimë menjanë, nuk duhet të shfaqemi më inaktiv perballë zhvillimeve politike në vend! Indiferenca nuk është alet por armik i çdo aspirate. Shqipëria nuk qeveriset por sundohet! Shqipëria prej 12 vitesh nuk administrohet por korruptohet dhe vidhet! Prej 12 vitesh populli zvogëlohet ndërsa kasta e ushqyer me paranë publike rritet.
Monizmi dhe pushteti absolut nese ne nuk reagojme nuk është më iluzion por realitet. Pushtetet jane perqendruar në menyre piramidale vetm tek nje njeri dhe cka mbetet tek sherbetoret e tij! Shikoni cfare ndodh me parane publike, skandalet me inceneratoret, vjedhje masive, sterilizimin, 200 milion euro ndersa pensionet e rrogat mbeten mizerabile.
Shikoni sagen e drejtorëve qe e kane kthyer shtetin në bahçen e tyre te veseve. Çfarë bejne ata, parate e investimeve publike i marrin toptan, sade, dhe bejne hotele, makina luksi, llogari bankare! Ata e duan pushtetin vetem per kaq. Na thone na votoni qe t’ju vjedhim.
PD ka pergjeqesite e veta per të cilat reflekton vazhdimisht. Ajo ka kaluar një periudhe të veshtire por epike. Sot ajo është me e fortë, më e bashkuar me e vendosur per ndryshim. Ajo ka dale nga rrethimi dhe eshte ne sulm ne emer te shqiptarve e per ta!
Ne vitin 1990 PD u shfaq me projektin e lirise e te themelimit, te pluralizmit, Shqiperia si gjithe Europa! Ne vitin 1992 me shnderrimin e lirise ne demokraci, ne shtet te se drejtes, transformimin e ekonomise socialiste ne ekonomi tregu, hapat e pare në institucione europiane!
Ne vitin 2005 u rikthye me duar te pastra, ristabilizoi shtetin, shkaterroi bandat, ndertoi infrastukturen moderne, realizoi arritjet histotike futi Shqiperine ne NATO, Shqiperine e levizjes se lire pa viza, viziten e Presidentit Bush, marrëveshjen e asocim stabilizimit me BE, rritjen e rrogave për shume kategori!
Po i kujtoj keto per tu thene demokratve e qytetarve se te jesh me Partine Demokratike eshte krenari e përgjegjësi sepse ajo gjithmone e ka nje projekt ne te mire të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj!
PD ka politikane, ka profesionist ka elita, ka njerez te ndershem te cilat mund ta kthjejne vendin ne shinat e normalitetit, mund ti largoje hajdutet nga qeveria dhe administrata , mund ti kthejne shqiptaret te jetojne me dinjitet ne shtepite e tyre!
PD Mund ta ndale shkretimin e Shqipërisë dhe transformimin e demokracise ne autokraci. Kembana e alarmit ka rënë! Lideri i Opozites , themeluesi i pluralizmit pa akuze, pa hetim, mbahet ne arrest për llogari te pushtetit! Për së dyti ne keto 34 vjet fati po e sjell qe liria e nje shoqerie te rezonoje me emrin e Sali Berishes.
Shikojeni Qeverine e Edi Rames shihni mistrat e tij me portofol a nuk ju fyejne inteligjencen me paturpesine e tyre, a nuk ju shqetesojne me paaftesine, a nuk ju zemerojne me oreksin qe kane, a nuk jo lodhin me servilizmin e skajshem?
Nuk vine ne parlament, nuk flasin, fshihen , kan frike, mendojne se do harrojme!
Te gjithe ne, shoqeria jone duhet te marre pergjeqsi , nderin e te qenit opozitar ne kohe te veshtira duhet ta shnderrojme ne energji per fitore, ne perpjekje qe te jene sa me te pakte ata qe bien ne fajin e votes per Edi Ramen dhe qeverine e tij kumbare skandalesh!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co