Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me personat me aftësi ndryshe.
Gjatë bisedimit me ata, Berisha u premtoi se me ardhjen e tij në pushtet, qeveria do të detyrojë të gjitha institucionet të zbatojnë kuotën, që në 25 punonjës njëri të jetë me aftësi të veçanta.
Sali Berisha: Do doja që këto diskutime që bëtë sot, do mund t’i dëgjonte një shqiptar me zemër. Për të kuptuar atë që thashë me shumë keqardhje në fillim se ju jeni njerëzit më të braktisur të këtij vendi.
Për të dëgjuar se si kjo qeveri, një kuadër ligjor dhe trajtimi që kishim vendosur ne, kuadër fillestar e quaj unë, dhe ai ishte për t’u ndërtuar, se si edhe atë e zhdukën, e reduktuan, e zvogëluan dhe e injoruan. Iu injoruan juve!
Në qoftë se mendon jetesën e një njeriu që ka lindur me shikim të humbur, me 140 mijë lekë në muaj, faktikisht ti e lë atë në mëshirë të fatit. Ju e bëtë shumë të drejtë përllogaritjen zoti kryetar të familjes, të cilës me laps në dorë, me shumë të drejtë, i duheshin 390 mijë lekë për një jetë minimale normale. Janë absolutisht të vërteta këto që thatë ju.
Kur kam thënë minimumi jetik 200 euro, kam pasur parasysh minimumin jetik për person. Por përveç kësaj, ne parashikojmë edhe disa lehtësira të tjera.
Ne parashikojmë që ushqimet ta blihen pa taksa nga ju. Kjo do të thotë se do dorëzohen faturat e ushqimeve të blera dhe do merren 20 përqindëshi i çmimit, që përbën 450 euro në vit. Me pensionet e sotme, përbën 3 pensione dhe më shumë.
Të kërkosh pagesa, të vësh taksa mbi ju, është jo vetëm e kundërligjshme, që nuk ka asnjë bazë ligjore, por është absolutisht amorale gjer në fund. Të rëndosh një person me aftësi ndryshe me taksa njëlloj si atë që ka aftësitë normale, këtë nuk mund ta bësh normalisht kurrë.
U garantoj se ato pagesa që bëni, do hiqen absolutisht.
Jo vetëm që do hiqen, por qeveria kompanive private që punësojnë qytetarë me aftësi ndryshe, do u paguajë sigurimet shoqërore.
Qeveria do të detyrojë të gjitha institucionet që ju thatë. Aq është ligji. Në 25 punonjës, një duhet ta kenë. Dhe do ta bëjnë sepse është një test i fuqishëm jo vetëm i zbatimit të ligjit, por edhe i dhembshurisë së shoqërisë. Sepse morali është themeli i çdo zhvillimi.
Ju thoni e kanë zbritur në 100 mijë lekë naftën. A e dini ju se të gjitha këto jahtet luksoze, që i shtrojnë nga një drekë apo darkë Edi Ramës, vijnë dhe marrin 500 mijë deri në 1 milion litra naftë? Dhe thotë se po na ndërojnë që po vijnë se na bëjnë reklamë. Çfarë reklame po na bëjnë?
Po qe se vjen, mirësevjen, të shtroj unë një drekë, por naftën nuk ta jap me 50 lekë se nuk e kam timen. Naftën e blej me para të qytetarëve. Është e paimagjinueshme. Pra, merrni me mend se çfarë shpirti ka.
U heqin ju naftën dhe e çojnë tek miliarderët. Lidhur me qendrën kombëtare, absolutisht do ketë administrimin më transparent që do vendosim bashkërisht.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co