Kosova

Në 26-vjetorin e çlirimit, Ambasada amerikane në Kosovë: 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – solli shpresë dhe siguri!

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka kujtuar sot përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar 12 qershorin e vitit 1999 si një moment vendimtar.

Ambasada e SHBA-së shkruan se në këtë përvjetor, nderojnë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.

“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese, një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin.

Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkruan ambasada amerikane.

The post Në 26-vjetorin e çlirimit, Ambasada amerikane në Kosovë: 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – solli shpresë dhe siguri! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts