Në 4-vjetorin e së bijës, Gigi Hadid zbulon për herë të parë emrin e plotë

ne 4 vjetorin e se bijes gigi hadid zbulon per here te pare emrin e plote
ne 4 vjetorin e se bijes gigi hadid zbulon per here te pare emrin e plote

Zayn Malik dhe Gigi Hadid kanë festuar 4-vjetorin e vajzës së tyre dhe për herë të parë fansat e ish-çiftit marrin frymë të qetë. Modelja konfirmoi në një postim në rrjetet sociale se emri i plotë i vogëlushes së tyre ka mbiemrin e Zayn. Në një karusel fotografish nga festimet e Khai-t, ishte edhe një foto që tregonte tortën me emrin e vogëlushes, “Khai Malik”.

Fansat e Zayn reaguan menjëherë, pasi Hadid nuk e ka përmendur kurrë mbiemrin e vajzës së saj në të kaluarën. “Khai Malik” më bën kaq të lumtur!!!!” shkroi dikush. “Nuk mund të besoj se ajo është tashmë 4!!! Gëzuar ditëlindjen Khai Malik ????????” – shkruante një tjetër.

Festa private e shfaqte vogëlushen duke shijuar një tortë ditëlindjeje ku shkruhej: “FOURca qoftë me ty!”.

“Vajza jonë sot është 4 vjeç dhe ne festuam gjithë javën”. Hadid shtoi se vajza e saj dhe e Zayn është “kurioze, aventuriere, e dashur dhe oh, kaq e zgjuar. Khai është gëzimi dhe krenaria më e madhe e jetës sime!”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →