Në aksion për të vjedhur një automjet, policia kap ‘mat’ 28-vjeçarin me precedentë

ne aksion per te vjedhur nje automjet policia kap mat 28 vjecarin me precedente
ne aksion per te vjedhur nje automjet policia kap mat 28 vjecarin me precedente

Një 28-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Durrësit pasi u kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet.

Policia sqaroi se operacioni i koduar “Tentativa” përfundoi me arrestimin e shtetasit, Hasan Zylfa.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”, për të parandaluar një rast vjedhjeje. U kap në flagrancë, gjatë tentativës për të vjedhur një automjet, arrestohet 28-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtin krim. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Policisë Plazh, pas njoftimit se në lagjen nr. 13, po tentohej të vidhej një automjet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”. Gjatë operacionit u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit H. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co