Bota

Në arrest shtëpie për çështjen “Partizani”, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e rekursit të Sali Berishës dhe Jamabër Malltezit

ne arrest shtepie per ceshtjen partizani gjykata e larte cakton daten per shqyrtimin e rekursit te sali berishes dhe jamaber malltezit

































Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 korrik për të shqyrtuar rekursin e bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kundërshtojnë masën e arrestit shtëpiak. 

berisha malltezi spak

Pas kërkesër nga avokatët e Berishës, Gjykata e Lartë ka caktuar datën dhe relatorin e çështjes, i cili mësohet se është Sokol Binaj.

Berisha dhe Malltezi po hetohen nga SPAK lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa hetimet përfshijnë nga shpërdorimi i detyrës te korrupsioni pasiv dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj ish-kryeministrit nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së zotit Berisha për të ndjekur respektimin e kësaj mase nga ana e tij.

Deri më sot të gjitha kërkesat që Berisha dhe Malltezi kanë paraqitur në Gjykatë janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts