Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, kreu i PD Sali Berisha i drejtohet Strasburgut

ne arrest shtepie prej 30 dhjetorit te 2023 kreu i pd sali berisha i drejtohet strasburgut
ne arrest shtepie prej 30 dhjetorit te 2023 kreu i pd sali berisha i drejtohet strasburgut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut pas më shumë se gjashtë muaj dënimi politik me ‘arrest shtëpie’, dhënë nga gjykatat e dirigjuara nga kryeministri Edi Rama.

Me anë të një kërkesë padie, avokatët e liderit të opozitës, i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, i cili është një vendim i pabazuar në ligj.

Në kërkesë padinë e depozituar, Berisha i ka renditur gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet  ligjore që bëri në Shqipëri, me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta lejuar të shkonte në parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes i shkelën këto të drejtat, jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë.

Si fakt për të mbështetur këtë pretendim, Berisha përmend në kërkesë padi edhe Gjykatën e Lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →