Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar para mbështetësve të tij në lidhje me ndryshimet e lajmëruar në qeveri nga Edi Rama ditën e sotme në Kongresin e PS.
Berisha u shpreh se në Partinë Socialiste nuk ekziston asnjë forum tjetër përveç njishit dhe se të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij.
Ndër të tjera, Berisha e cilësoi kongresin e PS “si aktin politik të Metamorfozës së Rilindjes”, ndërsa shtoi më tej se ky Kongres ka fytyra njëra më të shëmtuar se tjetrën.
Po ashtu, kreu i PD, tha se Rama i quajt deputetët e tij hajdutë e interesaxhi.
“Fjalët që tha për deputetët e tij ishin një kopje e zbutur e fjalëve të mia për ata deputet. Hajdutë, interesaxhi, antipopullor e çdo epitet tjetër. Sot gjeti të lavdëroj vetëm Vullnet Sinën që dha dorëheqjen në probleme madhore, kurse të tjerë i quajtur minjë portalesh, intrigantë”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha: Të dashur miq, sot para shqiptareve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar kongresi i partisë me katër emra, i cili në dallim nga çdo kongres në 83 vite, sanksionoi se në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, por ekziston njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij. Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë Kongresin si aktin politik të Metamorfozës së Rilindjes.
Parë në çdo aspekt, ky Kongres ka fytyra njëra më të shëmtuar se tjetrën. Ai në fakt u mbyll edhe si kongresi i Spiropalizimit të Rilindjes. Figura më fanztazmorike në 32 vite të politikës shqiptare, Zilie Pali apo Zilie Gjoka, u zgjodh Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, por duhet të jemi të sinqertë dhe gjerat duhet t’i shohim jo me pasion të madh politik. Fjalët që tha për deputetët e tij ishin një kopje e zbutur e fjalëve të mia për ata deputet. Hajdutë, interesaxhi, antipopullor e çdo epitet tjetër.
Sot gjeti të lavdëroj vetëm Vullnet Sinën që dha dorëheqjen në probleme madhore, kurse të tjerë i quajtur minjë portalesh, intrigantë, i quajti çfarë si quajti o miq. Dhe a e dini pse? Sepse ata nuk është se nuk kanë mëkate, por mëkati i tyre më i madh është se nuk mbrojtën Ramën dhe Olsin kur opozita i bëri radiografinë në Parlament. Si pasardhës i një xhelati, nuk mund të kishte fjalë të tjera për opozitën.
Në përroin e tij psikik tha se opozita sipas tij është një sistem helmi dhe volli vrer, njësoj si të ishte ulur atu Spiro Koleka, daja i tij, apo Kristaqi që firmoste varjen e disidentëve. Deklaroi se opozita ka mbjellë që në fillim me pluralizmin, luftën e shqiptarit kundër shqiptarit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co