Në Bujanoc, vazhdojnë mbishkrimet ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve

ne bujanoc vazhdojne mbishkrimet ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kercenimet ndaj shqiptareve
ne bujanoc vazhdojne mbishkrimet ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kercenimet ndaj shqiptareve

Nga Refik Hasani

Pankarta me mbishkrimin ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc, jo që kanë marr hov dhe janë krijuar si dukuri në rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri.

Brenda një jave pas mbajtjesë së protestestës gjithë popullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për identitet dhe dinjitet, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Në këtë protestë, morën pjesë gjithë subjektet politike që veprojn në Preshevë,  Medvegjë e Bujanoc, por edhe shoqata dhe nga familjarët e dëshmorëve, si dhe nga organizata e veteranëve të ish-UÇPMB-së, që pati një masivitet, dhe ishte një harmonizim dhe koordinimin i të gjithëve kundër pasivizimit, përmes pastrimit etnik dhe diskriminimit.

Mbrenda një jave janë shkruar pankarta me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve” dhe “Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.

Këto mbishkrime po manifestojnë një gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por janë mbishkrime të urrejtjesë kundër gjithë neve shqiptarëve.

Por mbishkrimet ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj shqiptarëve, nuk gjenden vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por  gjithandej Serbisë.

Republika e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënonte këto akte, ku me mbishkrime shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve.

Kur fyhet një popull i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një populli të tërë, do të duhej të reagonte në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një deklaratë, në këtë rast përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, do të duhej së paku të kërkonte ndriçimin e rastit.

Posaçërisht Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgonte një notë proteste ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi mbishkrime të shpeshta gjithandej Serbisë ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →