Në burg për abuzim me fondet e BE në SASPAC, SPAK kontrolle në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë

ne burg per abuzim me fondet e be ne saspac spak kontrolle ne banesen e ish ministrit ilir beqaj ne vlore



































Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kryer kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në një banesë të tij në Vlorë.

ilir-beqaj-spak

Mësohet se kontrollet janë zhvilluar në një apartament në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares.

Bëhet e ditur se dera e apartamentit është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse.

Kujtojmë se ndaj Beqajt, është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe ndodhet në qeli për abuzim me fondet e BE në SASPAC.

ilir beqaj

Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të programeve strategjike, e njohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.

Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →