Në ditën e fundit të gushtit, termometri ishte thuajse 40 gradë në së paku 10 qytete europiane

ne diten e fundit te gushtit termometri ishte thuajse 40 grade ne se paku 10 qytete europiane
ne diten e fundit te gushtit termometri ishte thuajse 40 grade ne se paku 10 qytete europiane

Temperaturat prej gati 40 gradë janë regjistruar në orën 19:00 të ditës së fundit të gushtit në të paktën dhjetë qytete në Evropë.

Qyteti ku u shënua temperatura më e lartë është Batman në Turqi me 39.8 gradë celcius dhe më pas vjen Lefka në Qipro me 39.6 gradë C. Qyteti i tretë ku mbajti më nxehtë është Sanliurfa me 38.9 gradë celciu, i katërti Grosseto në Itali me 38.4 gradë celcius, ndjekur nga qyteti i Adiyaman në Turqi me 38.1.

Më tej vjen Firenze e Italisë me 38 gradë celcius, në vendin e shtatë është Diyarbakir në Turqi me 37.6 gradë dhe në vendin e tetë është Mostari në Bosnje dhe Hercegovinë me 37.5 gradë. Më andej, vjen Sirte me 37.3 dhe në vendin e dhjetë Orte në Itali me 37.1 gradë celcius. Këto dhjetë qytete janë më të nxehtit në Evropë mes 2819 stacioneve matëse.

Më ftohtë në orën 19:00 ka qenë në dy vende Juvvasshoi në Norvegji, ku u shënua -1.4 gradë dhe në Gaustatopen -0.9 gradë./Ground News/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →