Sport

Në dyshim te Barcelona, Lewandowski thyen heshtjen, zbulon dëshirën e tij

ne dyshim te barcelona lewandowski thyen heshtjen zbulon deshiren e tij

Robert Lewandowski nuk është në ditët e tij më të mira, por sërish mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën. Në 31 ndeshje në të gjithë kompeticionet këtë sezon, Leva ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 6 asiste. Lewandowski ka një kontratë me Barcelonës deri në 2025, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, por zëra të ndryshëm flasin se polaku mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Sport
 

Një version ndryshe ka e përditshmja spanjolle Sport e cila shkruan se Lewandowski as që ka ndërmend të largohet në verë, por kërkon të respektojë kontratën e tij deri në fund: “Sigurisht, një nga objektivat kryesor është të vijoj të luaj në “Camp Nou”, është një stadium magjik. Është e sigurt se unë dëshiroj të luaj akoma me Barcelonën, por duhet të presim edhe 10 muaj”, u shpreh Lewandowski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts