Bota Sport

“Në fillim doja të largohesha”, Lautaro, mesazh dashurie Interit: U tërbova për penalltinë e humbur kundër…

ne fillim doja te largohesha lautaro mesazh dashurie interit u terbova per penalltine e humbur kunder































Në pritje të takimit vendimtar për të ardhmen e tij, Lautaro Martinez jep mesazhe dashurie për Interin. Kapiteni thotë se ndihet i lumtur në Milano dhe se ka ëndërruar gjithmonë që të ishte kapiteni i një skuadre të madhe. Ai gjithashtu tregon edhe momentet e vështira në start, kur mendonte të largohej nga skuadra.

lautaro

FILLIMI- “Në fillimin e aventurës time me Interin ishte Mauro Ikardi. Unë luaja shumë pak dhe mendoja që të rikthehesha në Argjentinë. Isha mësuar që të luaja gjithmonë. Ishte një situatë e re dhe e vështirë, por Interi më ka ndihmuar shumë në ato momente”.

PENALLTIA- “U riktheva në shtëpi i tërbuar dhe i mërzitur për atë penallti të humbur kundër Atletikos së Madridit”.

MILANO- “Milano është shtëpia ime. Që nga momenti i parë e kam ndier të tillë. Përjetova një mbështetje të madhe të tifozëve dhe të atyre që punonin tek Interi. Jam ndier i dashur që nga dita e parë”.

VITI I KALUAR- “Sezoni që lamë pas ishte shumë impenjativ dhe i vështirë. Kisha një problem në kavilje dhe nuk bëra Botërorin që doja. Duhet të vendosja nëse do të operohesha apo jo. Nuk doja që të merrja medikamente kundër dhimbjes. Pas finales së Champions-it shkuam në Greqi. Fika telefonin dhe pushova. Pastaj lindi Teo”.

TRANSFERIMI- “Kur isha në Argjentinë kisha shumë oferta nga Europa. Interi ishte një nga ekipet më të interesuara. Kam folur me Militon. Diego më këshilloi të zgjidhja Interin. Flasim çdo javë. Ai është një mik i mirë që më ka dhënë futbolli”.

TITULLI- “Fitorja e titullit kampion ishte diçka speciale për mua. Kam ëndërruar gjithmonë që të ngrija në qiell një trofe dhe mbi të gjitha të isha kapiten i një klubi të madh si Interi. Bashkë me bashkëshorten time kemi krijuar një familje të bukur. Është magjike të futesh në ‘San Siro’ ku njerëzit bërtasin emrin tënd në momentin e golit. Kjo gjë të bën ta shijosh përditë”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts