Në Fushë Studën të Steblevës i rikthehen traditës, krijojnë tufën e madhe me dele dhe i ruajnë me radhë

ne fushe studen te stebleves i rikthehen tradites krijojne tufen e madhe me dele dhe i ruajne me radhe

Nga Fatmir Popja

Në Shqipëri prej vitesh nuk është problem vetëm rënia me ritme të shpejta e numrit të bagëtive, por problem është edhe gjetja e barinjve kur dikush vendos të krijojë tufa të vogla e të mëdha për nevojat e biznesit të tij.

Mjaft prej barinjve të fshatrave malore të vendit tonë ndër vite e braktisën përgjithmonë këtë profesion dhe emigruan duke u marrë me punë fizike.

Të tjerë që mbetën në Shqipëri angazhohen pothuajse përkohësisht me profesionin e bariut sepse nuk janë të kënaqur me fitimin.

Mungesa e barinjve të përkushtuar për të ruajtur kopetë me bagëti mbetet një problem i pazgjidhur në të gjitha zonat tradicionale të mbarështimit të blegtorisë.

Edhe pse është premtuar subvencion për pagat e tyre, kushtet e paracaktuara nga ligji janë përjashtuese për këtë kategori të rrallë profesionistësh. Gjithsesi edhe pse në një situatë kaq problematike për zhvillimin e gjetjen e barinjve në Shqipëri, kohët e fundit nëpërmjet vetë organizimit në fshatra të ndryshëm po përpiqen të gjejnë zgjidhje dhe të ringjallin e zhvillojnë tufat e bagëtive.

Një rast të tillë e ndeshëm këto ditë Gushti në fshati Fushë Studën të Njësisë Administrative të Bashkisë së Librazhdit.

Aty familjet që mbetën dhe që “luftuan” si askush tjetër për të jetuar me dinjitet nuk “shkrinë” kurrë tufat me bagëti sikurse kanë bërë në shumicën e fshatrave të Shqipërisë.

Tani që u asfaltua edhe rruga mes për mes fshatit të tyre malor që është pjesë edhe e Projektit “100 fshatrat Turistikë të Shqipërisë” atyre as që ju shkon më ndërmend ta braktisin fshatin. Por përkundrazi tani edhe mjaft prej familjeve që u shpërngulën tri dekada më parë po mendojnë të rikontruktojnë shtëpitë që braktisën, të punojnë tokat bujqësore dhe të blejnë tufa me dele.

Për barinjtë fshati Fushë Studën ka bërë zgjidhje me një kuvend “fshatçe”. Të gjitha familjet që jetojnë aktualisht në Fushë Studën i kanë bashkuar në tufë të vetme bagëtitë e tyre dhe i ruajnë ato sipas një rradhe që është përcaktuar me konsensus bazuar edhe në numrin e bagëtive që ka secika familje.

Hekri Rapi një bari profesionist i këtij fshati që është një mesoburrë tregon se merret me këtë punë që i vogël. Në zonën tonë fatmirësisht, ka bagëti dhe mjaft kullota për to, por ka edhe barinj, ka stane, fatmirësisht ka edhe ndonjë baxho e baxhjerë për përpunimin e qumështit.

Whatsapp Image 2024 08 13 At 15.21.20
Whatsapp Image 2024 08 13 At 15.21.20

Në fshatin e Fushë Studën ne u treguam të zgjuar që të gjithë i bashkuam dhe krijuam një tufë të madhe me qindra dele. Po të mos i kishim bashkuar tufat e vogla sot këtu nuk do kishte më as bagëti e as njerëz.

Do ishte mëkat të ishte braktisur nga të gjithë kjo Perlë e Turizmit pranë Parkut Kombëtar të Shebenikut. Bagëtia ja shton bukurinë natyrës. Tani është buzëmbrëmje thotë 56-vjeçari Hekti Rapi dhe tufa e madhe me dele po kthehet nga kullota dhe këtu në qendër të fshatit secila tufë e vogël e merr vetë rrugën për te stalla e familjes së saj.

Kjo është sa interesante po dhe aq i bukur si detaj. Falë tyre familjet sigurojnë mishin, gjalpin, djathin e gjizën si edhe shesin qingja e dele.

Kjo është një rracë që minimumi jep 0.5 litër-1 litër qumësht në ditë për dele dhe gjatë vitit ato lindin dy herë nga 2-3 qingja dhe janë të racës rudë. Kohët e fundit tufa po rritet dhe ndoshta vitin tjetër mund të jetë me 500-600 krerë dele e qingja. Fatmirësisht me tufëzimin që bëmë falë inisiativës vetjake nuk e kemi problem për ruajtjen e tufës sepse çdo shtëpi tani e ka një bari profesionist.

Ne ndjehemi krenar për profesionin që ushtrojmë dhe jemi të lumtur që edhe pse kemi patur kushte të vështira jetese ja kemi dalë të përballojmë me sukses çdo sfidë.

3d2f04c5 270f 496c 9324 6151567b212f
3d2f04c5 270f 496c 9324 6151567b212f

Sot pothuajse të gjitha ata që jetojnë në Fushë Studën i kanë kushtet e jetës mjaft të mira. Të gjithë jemi optimistë për të ardhmen dhe krenohemi me fshatin i cili tashnë preferohet shumë nga turistët vendas e të huaj.

Dikur nuk e imagjinonim që në 2024 do kishte më njerëz në këto anë, ndërsa tani dita-ditës vijnë me qindra vizitorë. Edhe barinjtë shihen me sy tjetër.

Bariu është ndër profesionet më të vjetra, i cili ka lindur si profesion në Azinë e Vogël të paktën 5 mijë vite më parë dhe u përhap në të gjithë Botën dhe natyrisht mijëvjeçarët e fundit edhe në vendin tonë tregon bariu profesionist i Fushë Studën.

Puna e bariut është një punë e vështirë që kryhet më së shumti nga meshkujt. Në ditët e sotme të rekrutosh barinj me moshë të re është thuajse mision i pamundur por besoj se pengesë bëhet mentaliteti.

Gjatë viteve të sundimit të komunizmit barinjtë ishin më së shpeshti djemtë e rinj të fshatarëve më të varfër dhe ky realitet dihet nga të gjithë ne që i takojmë atij brezi që e përjetuam edhe atë kohë.

Po ti referohemi historisë në shoqërinë e dikurshme shqiptare, çdo familje kishte një anëtar të familjes së saj për të kullotur kopenë e bagëtive, shpesh një fëmijë, të rinj ose një plak apo në raste të rralla edhe grua e moshuar, por duhet theksuar se ata deri diku ishin të integruar në shoqëri.

2d3bf77a 339c 4451 88eb 018ca7783b4b
2d3bf77a 339c 4451 88eb 018ca7783b4b

Barinjtë normalisht punonin në grupe ose duke krijuar një tufë të madhe, duke sjellë të tyren dhe duke bashkuar përgjegjësitë e tyre.

Por edhe pse bëjnë një punë fitim prurëse barinjtë në Shqipëri edhe në ditët e sotme jetojnë në kushte mjaft të vështira sepse periudha më e madhe e jetës së tyre kalon në stane.Jo të gjithë kanë mundësi kullote për bagëti afër fshatit.

Por rëndësi ka që familjet në fshat të mbajnë bagëti e kafshë pune dhe të marrin modelin e Fushë Studës për të organizuar ruajtjen dhe kullotjen e tyre sipas një grafiku sepse ne na ka rezultuar perfekt në çdo aspekt e mbyll komunikim bariu profesionist i Fushë Studës së Librazhdit rreth kësaj çështje kaq delikate që ka të bëjë me mungesën e perspektivës së zhvillimit të blektorisë dhe mungesës së barinjve në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →