“Argëtohuni djema, këto janë ditë që nuk kthehen më. Janë ndeshjet e Kampionatit Europian, ndaj kënaquni dhe shijojini. Nuk kemi frikë nga asgjë e nga askush, ndaj luani. Nëse luajmë siç dimë, çdo pengesë do të kalojë.”
Kilië Mbape i shprehu këto fjalë pak minuta pas debutimit të tij në Europian kundër Austrisë. Një ndeshje që pa Francën të mbizotërojë 1-0 falë autogolit të Maksimilian Vëberit, por që do të mbahet mend mbi të gjitha për karizmën e sulmuesit të Realit të Madridit, i detyruar të largohet nga fusha për shkak të thyerjes të hundës.
Pak para se dëmtimi ta pengonte të vazhdonte ndeshjen, ishlojtari i Monakos dhe PSG-së i ngarkoi shokët e tij si një kapiten i vërtetë, duke prezantuar përvojën e një veterani:
“Mos harroni, pesëmbëdhjetë minutat e para janë të rëndësishme për ta”, u shpjegoi Mbape shokëve siç duket në videon e shpërndarë në rrjetet sociale nga Federata Franceze e Futbollit. “Çfarëdo që të ndodhë, arbitri, fusha, tifozët mos harroni se i kemi lojtarët për të luajtur në presing, veçanërisht në 15 e para të ndeshjes. Ta mbajmë topin në tokë dhe të luajmë siç jemi përgatitur”.
SITUATA- Në stërvitjen e fundit të “Gjelave” ka munguar vetëm Olivie Zhiru si pasojë e një problemi të vogël në muskujt e brendshëm të kofshëve. Asnjë serioze për sulmuesin i cili do të jetë në dispozi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co