“Në Gaza u shkaktua tragjedi”- Ilda Zhulali: Izraeli sulmohet nga të gjitha krahët dhe ka të drejtë të mbrohet nga organizatat terroriste

ne gaza u shkaktua tragjedi ilda zhulali izraeli sulmohet nga te gjitha krahet dhe ka te drejte te mbrohet nga organizatat terroriste




































Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Ilda Zhulali thotë se Izraeli është një shtet i rrezikuar, pasi sulmohet nga të gjitha anët.

ilda zhulali

E ftuar në emisionin “Open” në News24, ajo shtoi se gjithsesi Izraeli reagoi ashpër dhe se në Gaza u përgjigj në mënyrë joproporcionale. Sipas saj, në Gaza u shkaktua një tragjedi.

Ilda Zhulali: Kemi parë se shumë gjëra po bëhen përmes forcës. Rusia hyri me forcë në Ukrainë, në Siri Asadi po mban pushtetin përmes forcës. Edhe talebanët në pushtet erdhën nëpërmjet forcës. Në Gaza u shkaktua tragjedi, ku shumë viktima janë gra e fëmijë. Izraeli ndërhyri në enklavë në mënyrë jopropocionale. Mbështetja për Netanyahun ra në arenën ndërkombëtare. Por, Izraeli sulmohet nga të gjitha krahët dhe ka të drejtë të mbrohet nga organizatat kriminale e terroriste. Sulmi iranian nuk është legjitim, pasi Izraeli nuk ka sulmuar Iranin

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura