Kryetari i Lëvizjes Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se ata që kanë ves vjedhjen deri në pikën ekstreme, në mënyrë figurative, duhet të shkojnë në gijotinë.
Llapaj tha se është fundi i logjikës njerëzore, që t’i marrësh paratë atij që shet lopën, vetëm që të mos vdesë.
Adriatik Llapaj: Kush mjek e ka ves grabitjen, në gijotinë zotëri, thyeji në mes. Çaju kafkën. Më fal për shprehjen. Çfarë kuptimi ka, për këta mjekë, që t’i marrësh fakirit që shet lopën lekët, që ai mos të vdesë. Figurative e kisha këtë që thashë, mos të trembet njeri se nuk çajmë kafka.
[embedded content]
Kujtojmë se gjykata dha 8 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “deyrim paraqitje” për disa mjekë te Onkologjiku, pasi orientonin pacientët në spitale private.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co