Në Gjermani po kërkohet që refugjatëve ukrainas t’u reduktohen benefitet

ne gjermani po kerkohet qe refugjateve ukrainas tu reduktohen benefitet
ne gjermani po kerkohet qe refugjateve ukrainas tu reduktohen benefitet

Një numër politikanësh kryesorë në Gjermani po kërkojnë që refugjatëve ukrainas në Gjermani t’u shkurtohet qasja në pagesat e mirëqenies, dhe të regjistrohen përmes sistemit të azilit.

Thirrjet kanë ardhur përpara një takimi të ministrave të brendshëm të 16 shteteve të vendit dhe ministrit të Brendshëm federal.

Disa prej tyre thonë se Gjermania është shumë tërheqëse për qytetarët ukrainas sepse i paguan ata më shumë se vendet fqinje, raporton The Guardian.

Rreth 1.1 milionë ukrainas kanë gjetur strehim në Gjermani që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vendin e tyre në shkurt të vitit 2022.

Ata kanë të drejtë për një pagesë të mirëqenies, e njohur si “Bürgergeld”, ose të ardhurat e qytetarëve, prej 563 euro në muaj.

Çiftet marrin 506 euro për person dhe fëmijët kanë të drejtë për pagesa nga 357 deri në 471 euro në muaj, në varësi të moshës së tyre.

Shteti gjerman mbulon edhe shpenzimet si qiraja, ngrohja dhe kujdesi shëndetësor.

Këtë vit shteti gjerman do të paguajë midis 5.5 dhe 6 milionë euro për të financuar ukrainasit, sipas ministrisë së Financave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →