Bota Sport

Në gjurmët e Donarumës, një 19-vjeçar po shkëlqen në portën e Milanit

ne gjurmet e donarumes nje 19 vjecar po shkelqen ne porten e milanit





































Lorenco Torriani është me të vërtetë shumë i ri sepse ai ka mbushur 19 vjeç në fund të janarit, por nuk është frikësuar as edhe një herë nga fanella e Barcelonës, aq më pak nga Levandovski, i cili i shënoi një dygolësh.

torriani

Portieri i Milani u tregua edhe një herë vendimtar në turneun amerikan të “Djallit” duke ndalur dy penallti. Aktivizimi i tij në ndeshjet kundër Sitit, Realit ishte si pasojë e dëmtimit të Sportielos, por djaloshi i akademisë tregoi se nuk është rastësisht pjesë e grupit të ekipit të parë. Reflekse të mira, mbulim i saktë i portës dhe këmbë “të edukuara”.

Edhe dje ndaj Barçës, Torriani ishte protagonist i ndërhyrjeve të rëndësishme gjatë ndeshjes duke treguar besueshmëri dhe siguri me çdo gjymtyrë, por edhe në pasime të larta. Ai ishte gjithashtu i shkëlqyer në gjuajtjen e penalltive, duke u bërë kështu “heroi” i Baltimores në natën e fundit amerikane të Milanit.

SHKËLQIMI – Dje portieri kuqezi përjetoi një tjetër mbrëmje magjike, pavarësisht se bëhej fjalë për miqësore. Në fakt, që në ndeshjen debutuese kundër Rapidit të Vjenës ai tregoi talentin e tij, duke devijuar në këndore goditjen helmuese me këmbën e majtë të Auer. Në finale, barazimi austriak, me Demirin shumë të lirë, nuk e pa në faj.

Megjithatë, kundër Sitit, 19- vjeçarit iu desh të përulej dy herë ndaj Haaland dhe të riut tjetër Mekati, por në pjesën e parë ai iu përgjigj në mënyrë të shkëlqyer një përpjekjeje të sulmuesit norvegjez, duke u shfaqur në nivel të lartë edhe në lojën e tij me këmbë, tani një kriter themelor për çdo portier.

Teksa pret të bëhet “i madh”, Lorenco po shijon këtë verë të bukur të kuqezinjve, me shpresën dhe vendosmërinë për të qenë në gjendje të bëhet një pikë kthese në fatin e Milanit. Përgjigjet e para mund të vijnë me vendimin e drejtuesve për ta mbajtur si rezervë të Menjasë në pritje të rikthimit të Sportielos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts