Në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, 41-vjeçari gjerman arrestohet në Portin e Durrësit! Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë…

ne kerkim nderkombetar per trafikim te lendeve narkotike 41 vjecari gjerman arrestohet ne portin e durresit tentoi te kalonte kufirin me pasaporte
ne kerkim nderkombetar per trafikim te lendeve narkotike 41 vjecari gjerman arrestohet ne portin e durresit tentoi te kalonte kufirin me pasaporte





































Një 41-vjeçar gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, u arrestua sot në Portin e Durrësit.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi gjerman tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri.

41-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Njoftimi i policise

Port Durrës

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpolin, vihet në pranga 41-vjeçari nga Gjermania.

41-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Krahas angazhimit të përditshëm për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe verifikimet, me qëllim ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga porti i Durrësit. Si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W., 41 vjeç, banues në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Pasaporta që paraqiti ky shtetas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Gjermani.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →