Në kërkim në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

ne kerkim ne itali per pjesemarrje ne grup kriminal arrestohet 35 vjecari ne tirane
ne kerkim ne itali per pjesemarrje ne grup kriminal arrestohet 35 vjecari ne tirane

Tiranë

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Milano 2″.

I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 35-vjeçar.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Milano 2”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Sauk, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin S. S., 35 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →