Shqiperia

Në kërkim pasi përplasi për vdekje një person në 2014, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

ne kerkim pasi perplasi per vdekje nje person ne 2014 arrestohet 65 vjecari ne elbasan
ne kerkim pasi perplasi per vdekje nje person ne 2014 arrestohet 65 vjecari ne elbasan

Një 65-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Ky 65-vjeçar përplasi me pasojë vdekjen një person me kamion në datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”.

Elbasan

Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve në kërkim.

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas angazhimit për sigurinë rrugore, kanë mundësuar, falë bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Elbasan, ndalimin e shtetasit K. E., 65 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T.. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B..

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts