Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për dhunë në familje. Këta dy persona ishin dënuar me vendim gjykate.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për dhunë në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e 2 shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:
– në rrugën “Dhimitër Kamarda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin Sh. U., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
– në rrugën “Frederik Shiroka”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën shtetasin S. S., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co