Shqiperia

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

ne kerkim per trafik droge arrestohet 20 vjecari ne durres
ne kerkim per trafik droge arrestohet 20 vjecari ne durres

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për trafik droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A.M.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts