Bota

Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, arrestohet 45-vjeçari në Gjirokastër (EMRI)

ne kerkim per vrasjen e edmond papes arrestohet 45 vjecari ne gjirokaster emri





































Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar në Gjirokastër i cili ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës. 

edmond-papaok

Aksioni për arrestimin e tij është bërë nga Policia e Gjirokastrës dhe forcat RENEA.

45-vjeçari Edvin alias Andrew Bode si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjithashtu në pranga janë vënë Julian Kalemi, pasi kishte strehuar Boden që ishte në kërkim, dhe po ashtu është arrestuar  Andrea alias Adriatik Kalemi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Kujtojmë se Edmond Papa u vra në ambientet e një lokali në dhjetor të vitit 2022. Papa ishte pronar i një hoteli në Sarandë, por njihej edhe si biznesmen ndërtimesh qytetin bregdetar ku jetonte prej shumë vitesh me familjen.

Papa u qellua me arme zjarri. Fillimisht mbeti i plagosur dhe dërgua në Spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Dyshohet se 49-vjeçari ishte ndjekur nga autorët që kanë survejuar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me 9 plumba dhe më pas ka humbur jetën në spital.

Në lidhje me ngjarjen, më herët është arrestuar dhe një tjetër autor, Albano Velo, kunati i Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit të vrarë në një atentat me tritol në qershor të vitit 2022, në aksin Sauk-TEG

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Reparti Special “RENEA”, operacioni policor i koduar “Plani”.

Lokalizohet në Memaliaj, kapet dhe vihet në pranga një 45-vjeçar nga Tirana, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje.

Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas që strehonte në banesë, në Memaliaj, të kërkuarin.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas tjetër, të cilit bazuar në inteligjencën policore, iu krye kontroll në banesë, ku iu gjetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje dhe të një shtetasi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA”, operacionin policor të koduar “Plani”.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K., Policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim A. alias F. alias E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P..

Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni kundër Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., i cili ka strehuar shtetasin në kërkim.

Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Shtetasi A. K. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts