Në kërkim si pjesë e grupit kriminal që organizuan atentat në Berat/ Arrestohet në Kosovë, Hamit Berisha

ne kerkim si pjese e grupit kriminal qe organizuan atentat ne berat arrestohet ne kosove hamit berisha
ne kerkim si pjese e grupit kriminal qe organizuan atentat ne berat arrestohet ne kosove hamit berisha

Është arrestuar një nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që në 31 Maj 2023 do të organizonin një atentat në Berat.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Kosovar, Hamit Kosova,56-vjeç.

Ai është arrestuar në qytetin e Prishtinës në Kosovë dhe falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligj zbatuese në Kosovë, ditën e sotme u finalizua ekstradimi i tij nga Kosova në Shqipëri.

Hamit Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi së bashku me shtetasit (ende në kërkim) Ermal Gora, 43-vjeç, nga Tirana dhe të Arli Shehu,30-vjeç,banues në Korçë (i arrestuar), kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë, ata fshehën automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohe që tre autorët duke përfituar nga errësira ishin larguan drejt zonave të pyllëzuara pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre.

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit, të koduar asokohe “Objektivi”.

Hamit Berisha akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →