Për më shumë se dy javë, Kombëtarja Shqiptare na dhuroi emocione të forta, teksa merrte pjesë për herë të dytë në Kampionatin Europian. Të gjithë shijuam ndeshjet dhe atmosferën që duket se kishte mbërritur deri në Gjermani.
Tashmë, futbollistët e kësaj kombëtareje janë shndërruar në yjet e sportit shqiptar dhe në personazhin e preferuar edhe të atyre që nuk kanë shumë njohuri nga sporti. Por tashmë që rrugëtimi i tyre në këtë Europian ka përfunduar, edhe për djemtë tanë ka filluar sezoni veror. Që ditën që Kombëtarja u rikthye në Shqipëri, u vu re se disa prej futbollistëve nuk u kthyen në vendin tonë, duke zgjedhur që t’i nisnin pushimet fill pas përfundimit të ndeshjes.
Dhe duket se tashmë që angazhimi i tyre ka përfunduar, djemtë po gjejnë kohë të relaksohen. Disa pranë familjes, disa pranë partnereve dhe disa të tjerë, si djemtë single më të kërkuar, që shijojnë detin dhe diellin në destinacionet më të kërkuara të momentit.
Taulant Seferi
Shpesh e kemi cilësuar si një ndër futbollistët më të pëlqyer, të paktën nga femrat, por Seferi habiti jo pak kur tha se prej 4 vitesh ishte në një lidhje dashurie dhe më i dashuruar se kurrë. Gjatë një interviste u zbulua se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.
Ndër të tjera, futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për videot virale që janë bërë në rrjete sociale nga vajzat, por ka arritur të gjejë zgjidhjen. Por teksa ende nuk është rikthyer në Zvicër, për të shijuar ditët me partneren e tij, Seferi ka qenë pikërisht në Maqedoninë e Veriut, në vendin e origjinës së tij. Me gjasa, ylli i Kombëtares do të kalojë disa ditë pranë familjarëve përpara se të nis pushimet me partneren e tij.
Arbnor Muja
Në fushën e blertë e kemi parë që të rritet shumë profesionalisht, por jashtë saj, Muja pak na ka zbuluar. Emri i tij u rrit shpejt në radhën e futbollistëve të skuadrës sonë, duke sjellë edhe një vëmendje të shtuar për emrin e tij. Djaloshi 25-vjeçar nga Kosova, këtë vit ka luajtur në skuadrat belge, duke nisur kështu rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe performancën e tij në këtë Europian, që duhet thënë ishte mjaft e mirë.
Dhe duket se vet Arbnori po e feston këtë kompeticion të rëndësishëm. Në rrjetet e tij sociale, ai ka publikuar foto nga pushimet e tij pikërisht në Ibiza. Ajo që ne na ka bërë shumë kurioz është pikërisht të dimë personin që e shoqëron në këto ditë djaloshin simpatik. Sepse deri më tani vetë Muja ka zgjedhur që ta mbajë privat shoqëruesen.
Jasir Asani
Pas këtij Europiani, Jasiri do të ketë më shumë kohë që të shijojë lidhjen e tij të re. Futbollisti ka publikuar një foto krah partneres së tij, që mesa duket ai gjeti edhe ngushëllim. Kujtojmë që disa muaj më parë Asani bëri publike lidhjen me vajzën nga Tirana.
Pas lajmit të ëmbël të lidhjes, futbollisti nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit momente romantike me të dashurën e tij, të cilës shpeshherë i ka shprehur dashurinë publikisht. Tashmë që angazhimi i tij ka përfunduar, dyshja do të gjejë kohë për disa ditë pushimi së bashku. Natyrisht që ne do të jemi sy e vesh tek rrjetet e tyre sociale, për të parë sesi do t’i shpenzojnë këtë pushime.
Armando Broja
Armando Broja ishte nga ato futbollistë që u rikthye në Shqipëri pas përfundimit të Europianit. Ylli i Kombëtares ka zgjedhur që pas angazhimit të tij të bëjë disa ditë pushime në vendin tonë. Një traditë kjo për familjen Broja, e cila thuajse çdo verë, zgjedhë që pushimet ti nisë pikërisht nga bregdeti ynë. Armandon këto ditë e shoqëron edhe partnerja e tij, Jade.
Kujtojmë se përgjatë ditëve që Shqipëria ishte në Europian, ajo ishte edhe tifozja më e zjarrtë e partnerit të saj. Në rrjetet sociale, ajo publikonte fotot dhe video me fanellën e Kombëtares sonë, duke treguar kështu mbështetjen. Jade ka publikuar foto nga Tirana, duke na zbuluar kështu se këto ditë të nxehta ajo dhe partneri i saj do t’i kalojnë së bashku. Ne jemi gjithë ‘sy e vesh’ për të mësuar se si do të vijojnë pushimet e kësaj dysheje.
Thomas Strakosha
Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, ka spikatur këtë Europian në ekipin kuqezi me pritjet e tij herë pas herë vendimtare. Por, ndryshe nga shumë futbollistë të Kombëtares që janë komentuar për mbështetjet e partnerëve të tyre në shkallët e stadiumeve të Gjermanisë, Strakoshës i ka munguar kjo pjesë. Strakosha e ka përjetuar këtë Europian si ‘single’.
Katër vite më parë, Thomas Strakosha bëri publike lidhjen me modelen Esther Adjoa Asiedu, por duket se tani gjithçka ka përfunduar, pasi dyshja ka fshirë fotot me njëri-tjetrin në profilet e tyre në “Instagram”. Tashmë si ‘single’, portieri ynë, ka vendosur t’i nisë pushimet e tij nga Greqia. Miqtë e tij kanë publikuar në rrjetet sociale fotot të portierit, nga këto ditë vere, ku duket se po shijon kohën me miqtë e tij. Dhe ishulli luksoz Mikonos është përzgjedhja e tij, ku këtë vit, do të pushojë pa një femër në krah.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co