Në krye të klasifikimit, Liverpool bën detyrën ndaj Sheffield

ne krye te klasifikimit liverpool ben detyren ndaj sheffield
ne krye te klasifikimit liverpool ben detyren ndaj sheffield

Liverpool bën detyrën dhe fiton 3-1 ndaj Sheffield United.  The Reds realizuan në minutën e 17-të me Nunez, duke ndezur kështu festën në stadium. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 ndërsa fraksioni i dytë ishte “zjarr”.

Mysafirët vendosën ekuilibrat në fillimin e pjesës së dytë, falë një autogoli të Bradley. Ekipi i Klopp shtoi presionin dhe u shpërblye me gol në të 76-tën nga Mac Allister. Në fund pati kohë edhe për Gakpo. Me këtë rezultat, Liverpool kryeson me 70 pikë. Ndeshja e radhës për pretendentët për titull është ndaj Manchester United, në transfertë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co