Pablo Sarabia rikthehet mes të grumbulluarve te Spanja. Hera e fundit që ai veshi fanellën e kombëtares ishte në Katar 2022, kundër Marokut, pra gati një vit e gjysmë më parë. Sulmuesi po përshtatet te Wolverhampton këtë vit, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar 6 asiste në 21 paraqitje në Premier League.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Një shoku im më tregoi që kombëtarja më ftoi përsëri dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Në Premier League ritmi është më i lartë se në La Liga, por La Liga gjithashtu ka aspekte në të cilat është një kampionat më i mirë. Po kaloj një sezon të mrekullueshëm, më është dashur të ndryshoj disa gjëra edhe nga pikëpamja personale dhe jam krenar për mënyrën se si u përshtata.”
Në Euro 2024, Spanja është në të njëjtin grup me Italinë, Shqipërinë dhe Kroacinë. “Spanja favorite? Këto lloj etiketash nuk ndihmojnë, në fakt ato vetëm mund të na dobësojnë” – Tha Sarabia.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co