“Në një grup tjetër do të kishim kaluar lart”, Silvinjo “qan” golat e pësuar në minutat e para: Kjo gjë të vret…

ne nje grup tjeter do te kishim kaluar lart silvinjo qan golat e pesuar ne minutat e para kjo gje te vret








































Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, u shfaq i keqardhur pas humbjes 1-2 që kuqezinjtë regjistruan në shtëpi ndaj Ukrainës. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas sfidës, tekniku braziluan ndër të tjera deklaroi:  

bandicam 2024-11-19 23-40-33-499

PJESA E PARË- Pësuam një gol në minutën e 4 dhe më pas në minutën e 9 dhe kjo gjë të vret. Nuk duhet të pësohen të tilla gola, na ka ndodhur edhe me Italinë, Çekinë, Kroacinë. Duhet të përmirësohemi në këtë pjesë. Në nivele më të ulta, është më e lehtë ta kthesh rezultatin, ndërsa në të tilla nivele, është shumë e vështirë. 

GABIMET- Kur shkuam në Europian, shkuam për shkak se bëmë mirë të gjithë së bashku, ndërsa sot kemi bërë keq të gjithë së bashku. Duhet të përmirësohemi të gjithë së bashku. U kualifikuam duke qenë të parët në grup, sot me një barazim mund të kishim qenë në vendin e dytë. Kemi grumbulluar 7 pikë në një grup të vështirë, ndoshta në një grup tjetër, mund të kishim kaluar. Por duhet të mësojmë nga kjo situatë, për t’u përmirësuar në të ardhme.  

ZËVENDËSIMET- Nuk mund të bënim zëvendësime të tjera, në pjesën e dytë kemi bërë ndryshimet e duhura. Laçi edhe në Europian luajti pak djathtas. Të rikthesh rezultatin në një ndeshje të tillë në nivele të larta, është shumë e vështirë.  

NISJA E KEQE E NDESHJES- Ky është një proçes që ne duhet të rritemi. Duhet të përmirësohemi nëse duam të ecim përpara. Duhet të ri-analizojmë se çfarë ka ndodhur në këto ndeshje. Nuk duhet lejuar të pësosh gola kaq herët. Nëse do të kishim qenë në një grup tjetër me 7 pikë, do të kishim qenë në një pozicion më të mirë”, u shpreh Silvinjo për “TV Klan”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →