Sport

Në një skuadër me Muçin dhe Çelhakën, “trampolinë” për mesfushorin shqiptar, për herë të parë jashtë vendit

ne nje skuader me mucin dhe celhaken trampoline per mesfushorin shqiptar per here te pare jashte vendit
ne nje skuader me mucin dhe celhaken trampoline per mesfushorin shqiptar per here te pare jashte vendit

Qëndrim Zyba do të bashkohet me Legian e Varshavës. Klubi polak ka zyrtarizuar mesfushorin, i cili vjen si huazim nga skuadra e Ballkanit. Për 22-vjeçarin do jetë hera e parë që luajë jashtë vendit, teksa më parë është aktivizuar vetëm te Prishtina.

“Të dashur tifozë, Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës. Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.

Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë. Të priftë e mbara Qëndrim” – Shkruan klubi. Te Legia e Varshavës, Zyba do të gjejë futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts