Belind Këlliçi, në fjalën e tij nga protesta që po mbahet para Bashkisë Tiranë, i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani të tregojnë se janë prokurorë të shtetit.
Ai u shpreh se protestat do të vijojnë dhe se demokratët nuk do të dorëzohen pavarësisht presioneve.
“Mirënjohje për qytetarët që janë pjesë e protestës që theu rekorde, është e 13 në radhë.
[embedded content]
Me talljen që Veliaj iu bën SPAK dhe Dumanit. Ka hyrë në histori si personi që ka shkelur e rrëzuar reformën në Drejtësi.
Tha takova kolegët e mi në SPAK, me sjelljen e tyre prokurorët treguan se janë punonjës të Veliajt.
Paratë Veliaj ia çon grua dhe dajës së gruas së tij.
Altin dil deklarohu, ose lexo sahatin e ujit aty ku punon ose je prokuror e shtetit. 170 ditë kryetari i opozitës në arrest pa fakte, ndërsa një hajdut si Veliaj është i lirë.
Ne nuk do të tërhiqemi pavarësisht presioneve”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co