Bota

“Në procesin e legalizimeve do përfshihen bashkitë”- Rama: Kadastra të mos ketë monopolin, shpesh herë kanë krimbin e kërkesës për ryshfet

ne procesin e legalizimeve do perfshihen bashkite rama kadastra te mos kete monopolin shpesh here kane krimbin e kerkeses per ryshfet
ne procesin e legalizimeve do perfshihen bashkite rama kadastra te mos kete monopolin shpesh here kane krimbin e kerkeses per ryshfet


































Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para kryetareve të bashkive tha se do të jenë të përfshirë në procesin e legalizimeve, që sipas tij nuk po ec ashtu sic duhet.

“Jemi këtu për të komunikuar për fillimin e punës bazuar në vendin e qeverise që u mor si rezultat i një diskutimi të nisur edhe së bashku në takimin që zhvilluan në Shkodër, të nxitur nga disa deputetë të PS. I pari ndër ta Erion Braçe dhe të domosdoshme si rezultat edhe i faktit që ndërkohë që me pjesën e regjistrimeve të pronave në Kadastër kemi një ecuri pozitive, në pjesën e legalizimeve nuk mund të themi të njëjtën. Për këtë është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces. Kjo ka një rëndësi të posaçme, për faktin që jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur problemin e legalizimit të qytetarëve, por edhe për të bërë monitorimin e punës në Kadastër, që në sektorin e legalizimeve le për të dëshiruar. Në këtë kontekst, së pari janë bashkitë që do të vendosin prioritet dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës. Pra procesi të udhëhiqet pre jush, me një staf të dedikuar që do ta krijoni deri në shtator kur procesi do të fillojë edhe si rezultat i ndihmës që AKSHI po i jep ASHK për të pasur një platformë punë dixhitale. Nga një anë kryetarët e bashkive të mos jenë në pamundësi për ti ardhur në ndihmë qytetarëve, nga ana tjetër Kadastra të mos ketë monopolin e zgjidhjes së problemeve të cilin e abuzojnë në shumë raste, herë nga indiferencë, herë nga paaftësi dhe shpesh herë nga krimbi  i kërkesës për ryshfet”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts