Bota

Në protestën para bashkisë u hodh molotov pranë gazetarëve, reagon AMA: E papranueshme! Të ndiqet ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt ekipet e medias

ne protesten para bashkise u hodh molotov prane gazetareve reagon ama e papranueshme te ndiqet ligjerisht cdo akt qe sulmon drejtperdrejt ekipet e medias































Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur sot në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, ku pranë gazetarëve u hodh molotov duke rrezikuar jetën e tyre.

molotov

Në një reagim, AMA thotë se kjo është e papranueshme dhe se autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren.

AMA u kërkon autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës.

REAGIMI

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov).

Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është goditje për fjalën e lirë dhe kufizim për informimin e publikut.

Autoritetet ligjzbatuese të rendit, por dhe organizatorët e protestave, duhet të marrin masa konkrete për të mbrojtur aktivitetin e reporterëve në terren, për të lënë të hapur komunikimin e tyre me publikun në mbulimin e dinamikës së ngjarjeve.

Ju kërkojmë autoriteteve, që të identifikojnë sa më parë dhe të ndjekin ligjërisht çdo akt që sulmon drejtpërdrejt apo rrezikon ekipet e medias që janë në kryerje të detyrës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts