“Ne qëndrojmë me Izraelin”- Kryeministri britanik dënon sulmet me raketa, por shmang pyetjet për ndihmën ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

ne qendrojme me izraelin kryeministri britanik denon sulmet me raketa por shmang pyetjet per ndihmen ushtarake te mbreterise se bashkuar





































Kryeministri britanik Keir Starmer ka “dënuar plotësisht” përpjekjen e Iranit “për të dëmtuar izraelitët e pafajshëm” dhe “të shtyjë rajonin gjithnjë e më pranë buzës”.

lcimg-94c33238-c364-4f4b-b32e-ea77a4df43a5

Ne qëndrojmë me Izraelin dhe njohim të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë këtij agresioni. Irani duhet t’i ndalë këto sulme, së bashku me përfaqësuesit e tij si Hezbollahu.”

Ne mbështesim kërkesën e arsyeshme të Izraelit për sigurinë e popullit të tij. Jam thellësisht i shqetësuar për rrezikun e llogaritjes së gabuar”.

Kryeministri thotë se situata në Liban është “e rëndë”, duke u bërë thirrje shtetasve britanikë në zonë të largohen menjëherë.

“Nëse keni mjetet për t’u larguar, koha është tani.”

Ai u pyet nga gazetarët nëse Britania e Madhe është e përgatitur të përdorë kapacitetet ushtarake britanike për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit.

Kryeministri i shmanget pyetjes, duke thënë se kjo është një “situatë në zhvillim” dhe duke përsëritur se Mbretëria e Bashkuar “qëndron me Izraelin”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al