Një vit më parë West Ham pagoi 40 milionë euro për ta sjellë në Angli. Ky investim i bërë për Mohamed Kudus nuk rezultoi aspak i gabuar, pasi ish-lojtari i Ajaxit ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në Premier League.
Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa Liverpool është duke e konsideruar seriozisht afrimin e tij, në rast të një lamtumire të mundshme të Salah në fund të sezonit.
Egjiptiani Salah pëlqehet nga klubet arabe, të cilat janë gati të shpenzonë shifrat marramendëse. Në rast të largimit të Faraonit, The Reds mund të investojë një pjesë të të ardhurave për 23-vjeçarin ganez të West Ham. Kudus konsiderohet nga drejtuesit e Liverpool si zëvendësuesi ideal për Salah, falë shkathtësisë dhe aftësisë së tij për të luajtur në krahun e majtë, një rol i ngjashëm me atë të egjiptianit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co