![Në shenjë falënderimi për mbështetjen e dhënë, Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Bujanocit 2 ne shenje falenderimi per mbeshtetjen e dhene veliaj shpallet qytetar nderi nga komuna e bujanocit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/ne-shenje-falenderimi-per-mbeshtetjen-e-dhene-veliaj-shpallet-qytetar-nderi-nga-komuna-e-bujanocit.jpg)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zyrtarizuar si “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Bujanocit.
Me 24 vota pro, këshilltarët kanë dhënë pëlqimin për nderimin e kryebashkiakut Veliaj në shenjë falënderimi për mbështetjen në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të shqiptarëve në këtë zonë.
Më herët, kryebashkiaku Veliaj është shpallur “Qytetar Nderi” edhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës. Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës.
Në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co