Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, gjatë takimit me qytetarët në Mat, tha se është shumë e dhimbshme që në çdo fshat e qytet të shohësh të moshuar, sepse rinia ka ikur.
“Kur zbret qafën e Murrizit për të ardhur drejt jush, syri sheh panorama të mrekullueshme, shef tek tuk edhe kulla të vjetra, shef tek tuk edhe banesat e reja, por është e vështirë të shikosh shpresë në fytyrat e çdo qytetari matjanë dhe kudo qoftë.
Kur nuk kishte ndodhur në 33 vjet, që të shohësh në malësi fytyra të vrara dhe që kanë humbur shpresën. E gjithë kjo e keqe ka vetëm një emër, është Edi Rama. Ka vetëm një sekt politik, dhe ky sekt është Rilindja”, tha ai.
Ai shtoi se në këto 10 vjet është harruar që në Mat të flitet për mirëqenie, vende pune, është harruar që të flitet për rritje rrogash e pensionesh. “Në Shqipëri nuk ka qeverisje, por ka regjim kriminal, kleptokratik, që ka vetëm një mision, të vjedhë, të dënojë, të vjedhë votat dhe qytetarin të mos e trajtojë me dinjitet”, tha Noka.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co