Deputeti demokrat Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka dhënë arsyet pse ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama.
Ai u shpreh se në Tiranë janë zaptuar të gjitha hapësirat publike dhe nga kryeministri kërkon që me autoritetin e tij të ndërhyjë për zbatimin e ligjit.
“Nuk është hera e parë që kryeministri nuk i përgjigje kërkesave për interpelance, due përdorur parlamentin si bahçen e tij. E kuptoj që kryeministri është i stërfolur nga skandale e përditshme, dhe ka zgjedhur rrugën për t’u fshehur, por qytetaret e Tiranës kërkojnë të zbatohet ligji.
Ne emër të banorëve të njësisë 9 kam denoncuar disa herë zaptimin dhe vjedhjen e pronën publike nga Ilirjan Cela dhe djali itij që punon në doganën e Tiranës.
Kam denoncuar mos sundimin e ligjit. I kam dorëzuar një dosje zv/kryeministres sesi vidhet prona publike, ish kopshti 33. Kam komunikuar me Ballën që ka parë vetë sesi përdoret në mënyrë të paligjshme, e destinuar për kopsht dhe lulishte.
Pas denoncimeve që kam bërë, jam informuar dhe nga qytetarë të tjerë që pothuajse në të gjithë Tiranën janë uzurpuar hapësirat publike. Kanë lënë vendin pa lulishte, ndaj përfundojnë në spital njerëzit me kancer.
Mosfunksionimi i institucioneve ka bërë që të zgjidhen vetëgjyqësish, ndaj kemi kaq vrasje.
Ne nuk po themi të marrim armët, por këtu gjërat do të zgjidhen vetëgjyqësish. Mos hajdeni pastaj. Dua t’i them kryeministrit, se deri tani nuk ka funksionuar asnjë institucion. Ndërhyni me autoritetin tuaj ndaj institucioneve që të reagojnë kohë. Ndërhyni për zbatimin e ligjit, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha Dogjani.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co