Bota

Në tetor dorëzon postin e Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Stoltenberg

ne tetor dorezon postin e sekretari te pergjithshem te nato s ja cfare pritet te ndodhe me stoltenberg
ne tetor dorezon postin e sekretari te pergjithshem te nato s ja cfare pritet te ndodhe me stoltenberg

Sipas njoftimeve në disa media, shefi i ri i Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) pritet të zgjidhet Jens Stoltenberg. Në këtë detyrë të re ai do të pasojë vitet e ardhshëme kryetarin aktual të kësaj konference, Christoph Heusgen. Për këtë informoi fillimisht portali Politico dhe rrjeti redaksional i Gjermanisë (RND). Sipas RND këshilli i fondacionit të Konferencës së Sigurisë në Mynih është duke përgatitur vendimin përkatës.

Forum i rëndësishëm sigurie
MSC që nga themelimi i saj më 1963 është zhvilluar në një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politikën e sigurisë. Çdo vit në shkurt mblidhen në hotelin Mayerischeer Hof në Mynih politikanë të nivelit të lartë, ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ekspertët e çështjeve ushtarake si dhe përfaqësues të industrisë së armatimit. Në qendër të diskutimeve janë kryesisht tema, që kanë të bëjne më sigurinë e shteteve të NATO-s.

Mandati i Stoltenberg në krye të NATO-s është zgjatur disa herë. Ai donte të tërhiqej qysh në vitin 2022, por për shkak të luftës në Ukrainë mandati i tij u shty deri në fund të 2023. Meqënëse nuk ishte gjetur ende një pasues ai vazhdoi të qendrojë edhe një vit më shumë në detyrë. Tani më 1 tetor 2024 ia do t’ia dorëzojë postin ish-kryeministrit të Holandës Mark Rutte.

Stoltenberg “përzgjedhja më e mirë pa asnjë krahasim” është shprehur – sipas RND – kryetari aktual i MSC, Heusgen, ish-diplomat karriere dhe për shumë vite këshilltar i kancelares Angela Merkel. Heusgen e mori drejtimin e MSC në vitin 2022 nga Ëolfgang Ischinger. Ischinger është president i këshillit të fondacionit të MSC dhe e ka themeluar këtë fondacion më 2011. 65-vjeçari Stoltenberg nga viti 2000 deri më 2001 si dhe nga 2005 deri më 2013 ka qenë kryeministër i Norvegjisë. NATO nuk është prononcuar lidhur me këtë njoftim. Por agjencia e lajmeve dpa njofton, se informacionet e saj për ndryshimin e Stoltenberg në detyrën e re konfirmohen nga disa burime./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts