Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit.
Në njoftimin e bërë në Facebook, thuhet se KFOR-i vazhdon të ofron mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet, shkruajnë mediat.
“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co